Shpifje e kulluar! – Presidenca përplaset me akuzat për heqjen e flamurit të UÇK-së

Shpifje e kulluar! – Presidenca përplaset me akuzat për heqjen e flamurit të UÇK-së

10:49, 23/06/2025

Zyrtari ekzekutiv në Presidencën e Kosovës, Ridvan Haliti, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve se presidentja Vjosa Osmani ka ushtruar presion për largimin e flamurit të UÇK-së gjatë aktiviteteve përkujtimore. Ai i cilësoi këto deklarata si shpifje dhe gënjeshtra të kulluara, duke theksuar se presidentja asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e flamurit të UÇK-së.

“Presidentja Osmani është e vetmja lidere që mban flamurin e UÇK-së para institucionit që drejton,” deklaroi Haliti, duke shtuar se sapo presidentja ka arritur në Vrellë, ka ngritur shqetësimin për mungesën e flamurit të UÇK-së në atë vend.

Ai theksoi se në çdo aktivitet të organizuar nga Presidenca në bashkëpunim me brigadat, flamuri i UÇK-së vendoset gjithmonë, dhe se obelisku në Vrellë ka qenë i mbuluar me këtë flamur, me pajtimin e plotë të Presidencës.

Në përfundim, Haliti akuzoi autorin e pretendimeve për shpifje dhe urrejtje patologjike ndaj presidentes, pa asnjë fakt apo dëshmi./Syri Kosova


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco