Aksident me dy të lënduar në Prishtinë

Aksident me dy të lënduar në Prishtinë

21:52, 22/06/2025

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 20:30, në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Fahri Fazliu”.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit“, tha ajo 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco