Dy të arrestuar në Drenas, dyshohet se goditën një person me shkop druri në kokë

Dy të arrestuar në Drenas, dyshohet se goditën një person me shkop druri në kokë

10:46, 22/06/2025

Dy persona janë arrestuar në Drenas pasi të njëjtit dyshohet se kanë goditur me shkop druri një person tjetër.

Në raportin e policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK.

Ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATVË

Drenas 21.06.2025-20:38. Raportohet se viktima m/k ishte dërguar në tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK pasi që, i njëjti kishte lëndime nga goditja me shkop druri në kokë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco