'Varianti i ri i kërmave të regjimit'/ Reagimi i Pekës: Jemi narkoshtet, zgjedhjet... por nuk duhet ta themi tek Fox News se...

'Varianti i ri i kërmave të regjimit'/ Reagimi i Pekës: Jemi narkoshtet, zgjedhjet... por nuk duhet ta themi tek Fox News se...

21:56, 21/06/2025

Gazetari Çim Peka ka reaguar pas publikimit të një artikulli në median e fuqishme amerikane Fox News që flet për Shqipërinë dhe për narkoshtetin që ka krijuar Edi Rama në zemër të Evropës.

Peka ka postuar një mesazh ne faqen e tij në facebook pas qëndrimet të gazetarëve të paguar nga, Gysi, Bela, Lali, Linda, të cilët e pranojnë që jemi narkoshtet, që zgjedhjet nuk ishin të barabarta... por nuk duhet ti bëjmë publike në Fox News së dëmtohet imazhi i Shqipërisë.

“Varianti i ri i kërmave të regjimit”, shkruan gazetari i njohur.

Mesazhi:

Varianti i ri i kërmave të regjimit;

Narkoshtet jemi, zgjedhjet nuk ishin te barabarta, por nuk duhet ti bëjmë publike në FOX News se dëmtohet imazhi i Shqipërisë!

Ps: Dhe për gazetarët e Gysit, Belës, Lalit, Lindës: Ka 12 orë që në rrjetet sociale të FOX News, i vetmi lajm jo për Iran - Izrael dhe ndërkombëtar është “RamaDuro”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco