Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Merrni masa urgjente, dëboni pjesëtarët e MEK! Populli shqiptar është në rrezik...

Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Merrni masa urgjente, dëboni pjesëtarët e MEK! Populli shqiptar është në rrezik...

15:32, 21/06/2025

Grupi iranian i hakerëve “Homeland Justice” është rikthyer në qendër të vëmendjes me kërcënime të reja ndaj Shqipërisë. Për të dytën ditë radhazi, grupi ka publikuar mesazhe në rrjetin social Telegram, duke akuzuar organizatën e muxhahedinëve iranianë (MEK) për përfshirje në veprimtari spiunazhi në bashkëpunim me Izraelin.

Sipas pretendimeve të hakerëve, MEK ka ndihmuar shtetin izraelit me informacione sensitive që lidhen me programin bërthamor të Iranit. Ata deklarojnë se vetëm një ditë përpara sulmeve izraelite ndaj objektivave bërthamore në Iran, faqet e lidhura me MEK kanë publikuar deklarata që implikojnë bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës.

Në mesazhin e publikuar, “Homeland Justice” paralajmëron se populli shqiptar është “në rrezik serioz” për shkak të pranisë së kësaj organizate në vendin tonë. Grupi i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa urgjente dhe të dëbojnë menjëherë pjesëtarët e MEK.

Populli i pafajshëm i Shqipërisë është në rrezik serioz. A do të kenë politikanët shqiptarë një arsye bindëse për të justifikuar praninë e këtij rreziku të madh për popullin dhe brezat e ardhshëm?”, thuhet në deklaratë.

Ata e mbyllin mesazhin me tone alarmante: “Pse duhet të pranojmë spiunë dhe terroristë që nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse fatkeqësi dhe mjerim? Dëboni këta terroristë para se të jetë shumë vonë. Koha është jashtëzakonisht e kufizuar, vlerësoni minutat dhe sekondat!

Këto kërcënime vijnë në një moment tensioni të lartë mes Iranit dhe Izraelit, duke rritur shqetësimet për implikime të mundshme në sigurinë kibernetike dhe politike të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco