Para pak ditësh, Bajram Begaj u bë personazh memesh në Tiranë dhe jashtë vendit kur kërcënoi Iranin.
Por përtej ironisë së mediave online, ajo që bie në sy është heshtja e 'liderit global' për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Është po ai personazh që nuk lë asnjë gjë pa komentuar, nga konfliktet në Armeni e deri tek situata politike në Spanjë.
Po nëse Edi Rama po hesht, të paktën 'ushtarët' e tij mediatike nuk po bëjnë të njëjtën gjë.
Në krye të fushatës kundër Izraelit, personalisht dhe me median e tij është vendosur Baton Haxhiu.
Pikërisht i njëjti Baton që pozonte krenar në krah të Lavrovit rus bashkë me Edi Ramën, kur dihet se se Rusia është aleati i madh i Iranit.
Rama ka lëshuar Batonin kundër Izraelit, kurse vetë po merret me postime turistike.
Akoma më e frikshme bëhet situata po të shohësh postimet e medias së Batonit.
Thuajse të gjitha postimet janë kundër Izraelit, ndërsa ai ngjan si një zëdhënës i Teheranit dhe Moskës.
Po të shikosh edhe profilet e mediave ruse, si Rusia Today, ka më shumë balancë.
Jo pak prej këtyre janë edhe fake news.
Kujtojmë se janë të njëjtat media që lajmet për Kosovën i marrin nga mediat online serbe.
© SYRI.net