Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Prishtinë, ku një person i ri ka tentuar të bëjë vetëvrasje nga kati i 8 i një ndërtese në rrugën “Muharrem Fejza”, raporton Syri.net
Në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët janë duke u përpjekur të ndërhyjnë për të shmangur një akt tragjik.
Nga pamjet e incizuara shihet një person afër të riut, i cili po negocion me të për ta bindur që të mos e kryejë aktin fatal.
© SYRI.net