Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 20-vjeçari nga Peja, dyshohet për dhunë në familje dhe dy vepra tjera

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 20-vjeçari nga Peja, dyshohet për dhunë në familje dhe dy vepra tjera

14:26, 20/06/2025

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një 20-vjeçari që po dyshohet për tri vepra, dhunë në familje, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Bëhet fjalë për Elton Gjevukaj nga fshati Bllagajë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco