Haradinaj për shefin e ri të OSBE-së: Ia kërkova mbështetjen për vendin tonë

Haradinaj për shefin e ri të OSBE-së: Ia kërkova mbështetjen për vendin tonë

13:28, 19/06/2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Në një postim në Facebook, Haradinaj deklaroi se McGurkut i kërkoi përkrahjen për vendin.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë në vazhdimësi ka nxitur dhe mbështetur institucionet e vendit në avancimin e demokracisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”, u shpreh Haradinaj.

“Në këtë frymë, ishte edhe bashkëbisedimi jonë sot, me ç’rast Ambasadorit McGurk i kërkova mbështetjen e tij për vendin tonë, e po ashtu e sigurova edhe për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës me misionin që ai e drejton”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco