Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka pohuar se është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe se takimi ishte jashtëzakonisht i mirë.
Po, jam takuar, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pasur një bisedë shterruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë. Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale… e rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim dhe e rëndësishme që po ndodhin gjithë takimet. E rëndësishme është që do të vazhdojmë të takohemi… po ka qenë edhe kjo temë interesante. Kemi biseduar (për qeverinë e unitetit), besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi”, tha ai.
© SYRI.net