Podujeva sot dhe nesër pa ujë

Podujeva sot dhe nesër pa ujë

09:32, 19/06/2025

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në qytetin e Podujevës sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00, shkruan Reporteri.net.

Si arsye janë dhënë punimet teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë.

“Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë. Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00”, thuhet në njoftim./Reporteri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco