Aksion i Prokurorisë në kryeqytet, arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës

Aksion i Prokurorisë në kryeqytet, arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës

17:20, 18/06/2025

Një person është arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Përvetësimi në detyrë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë aksioni është realizuar në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës.

I dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor thuhet se do të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco