Reforma mediatike në Serbi, propagandë! Kundërshtari i Vuçiç shigjeton Komisioneren e BE-së: A ju ka zënë dielli në kokë?

Reforma mediatike në Serbi, propagandë! Kundërshtari i Vuçiç shigjeton Komisioneren e BE-së: A ju ka zënë dielli në kokë?

15:49, 18/06/2025

Dragan Đilas, ish-kryetari i bashkisë së Beogradit, një nga kritikët e fortë të autoritarizmit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vënë në shënjestër Komisioneren e Bashkimit Europian të Zgjerimit Marta Kos e cila dje në rrjetin X përgëzoi Serbinë për miratimin e 3 ligjeve të medias.

Parlamenti i Serbisë miratoi dje ndryshimet në tre ligje për median – Ligjin për Median Elektronike, Ligjin për Shërbimet Mediatike Publike dhe Ligjin për Informimin dhe Median Publike. Qëllimi, siç është deklaruar më parë nga ministri i Informimit, Boris Bratina, është përmirësimi i kuadrit ligjor mediatik, i cili, sipas tij, është me rëndësi kyçe për mbrojtjen dhe forcimin e lirisë së medias.

 “Miratimi i djeshëm i tre ligjeve të reja për median në Serbi është një hap inkurajues. Është thelbësore që Serbia të ruajë këtë vrull, të vazhdojë me zbatimin e reformave të mbetura dhe të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkroi Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në rrjetin X.

Dragan Đilas nuk e priti mirë deklaratën e fundit të Marta Kos, ndaj e kontaktoi atë përmes rrjetit X (ish-Tëitter).

“Zonja Kos,

Po lexoj deklaratën tuaj të fundit, postimin që keni bërë, dhe po pyes veten nëse jeni mirë? A ju ka lënë ndonjë pasojë vala e të nxehtit javën e kaluar? Apo ju kanë rrëmbyer X? Nëse është kjo e fundit, mjafton të mbyllni sytë një herë që ta kuptojmë. Herën e fundit kur postuat mesazhe mbështetëse për regjimin në Tëitter, thatë se nuk i shkruani vetë postimet tuaja, por nuk thatë se kush i shkruan? Duke u bazuar në këtë të fundit, do të thosha se është shkruar ose nga Ana Brnabić, ose nga Nebojša Krstić.

Për çfarë reformash po flisni!?

Për çfarë rruge evropiane të Serbisë po flisni!?

‘Tre ligjet për median janë një hap inkurajues!?’” – shkruan ndër të tjera Đilas.

Đilas është një kritik i fortë i autoritarizmit të Vučić dhe shpeshherë ka qenë në shënjestër të fushatave të diskreditimit në mediat proqeveritare. Ai ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve, presionet ndaj mediave të lira dhe keqqeverisjen ekonomike në Serbi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco