Policia deklarohet për sulmin para gjykatës në Suharekë: Rasti po hetohet

Policia deklarohet për sulmin para gjykatës në Suharekë: Rasti po hetohet

12:50, 18/06/2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë, ku një person ka sulmuar fizikisht një tjetër me një mjet të fortë, teksa të dy ishin palë në një seancë gjyqësore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar për klankosova.tv se rasti është duke u trajtuar dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Policia është në vendngjarje dhe ka filluar hetimet,” ka deklaruar Bytyçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco