Rohde flet për masat, thotë se veprime të pakoordinuara në veri vonuan heqjen e tyre

Rohde flet për masat, thotë se veprime të pakoordinuara në veri vonuan heqjen e tyre

11:37, 18/06/2025

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar çështjen e mosheqjes së masava të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ai në në intervistë për RTK-në tha se shumica e anëtarëve të BE-së janë për heqje të menjëhershmë të tyre.

“Vitin e kaluar ishin në pozitë për t’i hequr ato dhe pati disa veprime të pakoordinuara në veri dhe disa vende thanë “të presim edhe pak”.  Do të mund të ishin hequr më parë. Kemi parë vendimin, hapat e parë të heqjes graduale të tyre. Në katër vitet e fundit kur jam takuar me palë janë ankuar se përfaqësuesit e lartë vijnë nga vendet mosnjohëse, tani kemi një ekip ëndrrash, pra mund ta shfrytëzoni mundësinë dhe kanë ardhur këtu të gjithë. Ata janë më të afërt me kauzat e Kosovës por duhen dy persona për vallëzim ”.

“Kosova duhet të ndërmarrë hapat e vetë dhe të mos vazhdojë me hapa të pakoordinuar që pastaj e bëjnë të vështirë që Brukseli pastaj t’i bind disa vende skeptike për heqjen totale të masave”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco