Osmani: Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë

Osmani: Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë

10:35, 18/06/2025

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, në Budapest, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë.

“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë.  [🇽🇰] [🇭🇺] ”, ka shkruar Osmani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco