Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

14:54, 17/06/2025

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për t’u intervistuar në lidhje me ngjarjet në veri të vendit gjatë vitit 2022, konkretisht protestat dhe vendosjen e barrikadave.

Lista Serbe ka konfirmuar se Elekon do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim, siç raporton Kossev.

Elek do të merret në pyetje nesër në orën 13:30.

Marrja në pyetje e Elek ka të bëjë me protestat dhe barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco