Gërvalla: Jemi të gatshëm të krijojmë një qeveri të përbashkët dhe të zbatojmë reformat e premtuara

23:12, 16/06/2025

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, theksoi se LVV është e gatshme të krijojë një qeveri e cila sipas saj, do të zbatojë reformat e premtuara për qytetarët.

Ajo shtoi se propozimi prej 15 pikash i kryetarit të LDK-së për koalicion është jashtë moralit politik pasi sipas saj, forca e tij politike u pozicionua e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Biseda e plotë

Gërvalla: Për një koalicion të mundshëm AAK e Ramush Haradianj bie poshtë, sepse një njeri që thotë çdo ditë Albin Kurtit është njeri i Rusisë, Albin Kurti është njeri i Serbisë, njerëzit që bashkëpunojnë me Albin Krutin janë njerëz të Serbisë dhe Rusisë, që për mua është një gjuhë zakonisht e çmendur, me realitetin që kemi në Kosovë. PDK në anën tjetër e cila gjatë këtij 4-vjeçari nuk do të duhet ti vijë afër pushtetit, atëherë nuk kemi ne që zgjedhim skemën politike por ne duhet të veprojmë në një skenë politike që ekziston.

ÇIM PEKA: Ju jeni të gatshëm të qeverisni me Shkëlqim Devollin?

Gërvalla: Ne nuk bashkëqeverisim me Shkëlqim Devollin, ai ka qenë mbështetës, por ai askund zyrtarisht nuk është pjesë e LDK. Edhe nëse LDK dorëzohet totalisht përballë oligarkëve dhe bën vetëm politikat e tyre. Atëherë të jeni të sigurte që jo vetëm 4-vjeçari i ardhshëm por edhe 20-vjeçari i ardhshëm nuk ka për ta zgjuar kllapia në të cilën do të bjerë.

ÇIM PEKA: Lumir Adixhiku doli me një propozim për qeverinë e Unitetit por askush nga ju nuk e mbështeti. Sipas jush znj.Gërvalla ky propizm prej 15 pikash çfarë synon realisht.

Gërvalla:Që të propozosh 15 pika duhet të fitosh zgjedhjet. LDK nuk ka dalë as e dyta. LDK ka dalë e treta dhe nuk ka të drejta as politike as morale që të propozojë programin e ardhshëm qeveritar. Dhe ky propozim që fillimisht u quajt qeveri tranzicionale më pas qeveritë e unitetit sepse u duk sikur tingëllon më mirë. ‘Qeveria e Unitetit’ është vetëm një shfaqje e refuzimit të LDK për ta njohur rezultatin zgjedhor.

ÇIM PEKA: Nëse ju jeni të gatshëm të qeverisni për ta çfarë jeni të gatshëm të bëni me ta

Gërvalla: Jemi të gatshëm që në mënyrë parimore të bëjmë një qeveri të përbashkët e cila premton në 4 vitet e ardhshme, që do të zbaotjë reformat për të cilat jemi zotuar, të cilat premton bashkëpunim parimor në një qeverisje për zhvillim të vendit. Asgjë tjetër nuk mund ti premtohet askujt. Mirëpo ne nuk i dimë kërkesat e tyre. Sepse ti dimë kërkesat fillimisht. Adixhiku duhet t’i heqë emocionet edhe paragjykimet e tij, gjë që ai pa PDK po refuzon ta bëjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco