Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar votuesit se shumë shpejt nis periudha për ndërrimin e qendrës së votimit.
Nëse dëshironi të votoni në një qendër tjetër brenda komunës tuaj, mund ta bëni këtë gjatë periudhës së ndërrimit të qendrës së votimit, që zgjat dy muaj.
Kjo periudhë fillon më 28 qershor dhe përfundon më 29 gusht të këtij viti.
Pra, nga data 28 qershor deri më 29 gusht, votuesit mund të aplikojnë për të ndryshuar qendrën ku do të votojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
© SYRI.net