Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas një deklarate të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në një postim të fundit tha se do ta “rregulloj sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë”.
Tahiri e cilëson këtë deklaratë si një sinjal që Kosova duhet ta lexojë me kujdes, sidomos në një kohë kur bota përballet me konflikte serioze.
Ai thotë se koha është me u kfjell dhe u konstitu Kuvendi.
Postimi i tij i plotë:
Ta lexojmë me kujdes mesazhin e Presidentit Trump
Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë.
Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika:
1. Liria e Pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim “deal” që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar.
2. Është koha për përfaqësim të dinjitetshëm, serioz e t’menqur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrzave të ngushta partiake e personale.
3. Vendimet për të ardhmen e [🇽🇰] nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence.
Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!
© SYRI.net