Furnizimi me ujë në Prishtinë ka nisur të rikthehet pas ndërprerjes për shkak të punimeve teknike

Furnizimi me ujë në Prishtinë ka nisur të rikthehet pas ndërprerjes për shkak të punimeve teknike

10:50, 15/06/2025

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm po rikthehet gradualisht dhe pritet të stabilizohet gjatë ditës së sotme.

Ndërprerja e furnizimit gjatë ditës së djeshme përfshiu disa zona si Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Drenasi, për shkak të nivelit të lartë të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit, që menaxhohet nga kjo kompani.

Në njoftim, kompania kërkon falje për shqetësimin dhe falënderon banorët për durimin, duke sqaruar se problemet u shkaktuan nga punime teknike në kanalin e përmendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco