Kosova me qëndrim të prerë ndaj Iranit: Ndalni veprimet hibride, zgjidhja është diplomacia
Â
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës mes Iranit dhe Izraelit, duke i bërë thirrje Teheranit që të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit thuhet se zgjidhja diplomatike është rruga e vetme për të shmangur përhapjen e krizës dhe për të ruajtur sigurinë ndërkombëtare.
Â
“Republika e Kosovës po e përcjell me shqetësim situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon”, thuhet në deklaratë.
Â
Qeveria i është referuar edhe të dhënave të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), ku konstatohet se Irani nuk po i përmbush detyrimet për mospërhapjen bërthamore. Në këtë kontekst, Kosova kërkon nga Teherani që të respektojë plotësisht detyrimet ndërkombëtare dhe të ndalë çdo veprim që rrezikon stabilitetin dhe paqen.
Â
“Zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe parandalimin e pasojave më të gjera rajonale e globale”, thuhet më tej.
Â
Në deklaratë, Qeveria e Kosovës i bën thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në rajon apo kanë kontakte atje, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe të autoriteteve lokale përkatëse.
Â
Në përmbyllje, Kosova riafirmon përkushtimin ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare, duke shprehur solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga konflikti aktual.
© SYRI.net