Spanjë/ Policia godet rrjetin shqiptar të trafikut njerëzor, arrestohen 26 persona

Spanjë/ Policia godet rrjetin shqiptar të trafikut njerëzor, arrestohen 26 persona

18:03, 14/06/2025

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të organizuar shqiptar të trafikut të qenieve njerëzore, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar.

U kryen 47 kontrolle në Spanjë, Shqipëri dhe Kosovë, ku u arrestuan 26 persona. Në Kosovë u zbulua edhe një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

Rrjeti trafikonte emigrantë drejt Spanjës dhe më pas i pajiste ata me dokumente false për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco