Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Kapfenbergut në Austri.
Policia arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, pasi ai goditi me thikë disa herë partnerin e ish-të dashurës së tij.
Ngjarja ndodhi në apartamentin e 27-vjeçarit.
Dy personat në fjalë u përfshinë fillimisht në një debat të ashpër mes tyre.
Më pas shqiptari rrëmbeu një thikë dhe e goditi disa herë në gjoks ‘rivalin’.
Kur mbërriti policia, shqiptari rrëfeu menjëherë krimin.
Ai është arrestuar, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital. Ai ka marrë dëmtime të rënda, por pa rrezik për jetën.
Shqiptari akuzohet për plagosje të rëndë.
© SYRI.net