Tritan Shehu: Konfliktet janë pasojë e mungesës së diplomacisë, situata SHBA-Iran sinjal alarmi për botën

14:17, 13/06/2025

I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Bledar Marku, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, komentoi tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke i cilësuar si rezultat të dështimit të diplomacisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas tij, situata aktuale është tejet shqetësuese dhe përbën një rrezik global, që mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore.

“Padyshim që konfliktet janë gjithmonë të padëshirueshme. Konfliktet ndodhin gjithmonë kur dështon apo mungon diplomacia, dialogu dhe nuk arrihen marrëveshjet. Këtu kemi një rast të tillë që është shumë i gjatë. Dialogu midis SHBA dhe Iranit për ndalimin e armatosjes bërthamore të Iranit nuk po ecën siç duhet.

Agjencia Botërore dhe Bërthamore ka deklaruar që Irani nuk ka respektuar paketet dhe ka tejkaluar hapësirat që i lejoheshin në marrëveshjet e mëparshme. Kemi të bëjmë me një rast tipik ku dështojnë marrëveshjet. Ky është një sinjal shumë i keq jo vetëm thjesht për ato dy vende, por edhe për botën në tërësi që është përfshirë në një sërë konfliktesh. Këto konflikte mund të quhen lufta e tretë botërore.” – u shpreh Shehu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco