Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 31-të për konstitutuim. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat, madje ra në 47 vota. Në sallë ishin 87 deputetë.
VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.
Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.
Në dështim të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari ka ndërprerë seancën.
“47 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca. Shihemi më 15 qershor në orën 11:00”, tha Dehari.
E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
© SYRI.net