Tragjike: Dyshohet se nënë e djalë nga Deçani u mbytën në pishinë

Tragjike: Dyshohet se nënë e djalë nga Deçani u mbytën në pishinë

20:45, 12/06/2025

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur jashtë Kosovës.

Ramosaj është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.

“Na e keni vrarë zemren sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, ka shkruar Ramosaj krahas postimit.

Express ka kontaktuar me kryetarin Bashkim Ramosaj për të kuptuar rrethanat e vdekjes së dyfishtë.

Ai tha shkurt se dyshohet që “quni ka rënë në bazen (pishinë) dhe nëna ka hy me shpëtu….”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco