Kriza vazhdon: As sot nuk u konstituua Kuvendi – tentativa e 30-të pa rezultat

Kriza vazhdon: As sot nuk u konstituua Kuvendi – tentativa e 30-të pa rezultat

11:48, 11/06/2025

Ka dështuar edhe përpjekja e 30-të për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca dështoi pasi as kësaj radhe nuk mori votat e mjaftueshme komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, Lista Serbe nuk propozuan deputetët për formimin e Komisionit zgjedhor.

Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 52 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca vazhdon pas 48-orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco