Abdixhiku takohet me organizatorët e Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA: Kosova ka nevojë sot edhe më shumë për dorën e miqësisë

Abdixhiku takohet me organizatorët e Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA: Kosova ka nevojë sot edhe më shumë për dorën e miqësisë

20:07, 10/06/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatorët e Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Van Voung, Steve Savelich dhe Ray Schmidt.

Abdixhiku ka thënë se i ka falenderuar ata për ndihmesën e vazhdueshme që ky organizim shumë dekadësh i ka dhënë Kosovës dhe përfaqësuesve nëpër kohë, teksa ka shtuar se Kosova ka nevojë sot edhe më shumë për dorën e miqësisë.

“Rrugëtimi ynë politik nuk ka qenë i lehtë. Por në secilën kthesë të vështirë, kemi pasur praninë dhe mbështetjen e miqve tanë amerikanë – në lutje, në ndihmë, në vizion të përbashkët.

Lutjet e Mëngjesit janë simbol i bashkimit shpirtëror dhe politik – vend ku dallimet tejkalohen për hir të paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë për tjetrin. Në këtë frymë u ndërtua miqësia Kosovë–SHBA. Dhe në këtë frymë duhet ta ruajmë e ta thellojmë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të jetë “ura e këtij bashkëpunimi të shenjtë”.

“ Do të jemi gjithnjë falënderues e gjithnjë të angazhuar për ta ruajtur këtë aleancë, si pasuri të popullit tone”, ka shkruar tutje ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco