Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”

15:48, 10/06/2025

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është ndaluar përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në segmentin e 7-të, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Ju njoftojmë se përmes një vendimi  të nënshkruar nga zëvendësministri I Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të nënshkruar sot, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në autostradaën “Ibrahim Rugova” , në segmentin e saj R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë, sipas hartës ( segmenti mbi zonën industriale të  Fushë Kosovës), që nga data 09.06.2025 deri në njoftimin e radhës (120 ditë kalendarike).

Vendimi hynë në fuqi sot-ditën e nënshkrimit.

Kjo ministri njofton poashtu se punimet në këtë segment do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU, të cilët kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e këtij segmenti të kësaj autostrade me qëllim të vendosjes së barrierave akustike .

“Trafiku do të zhvillohet bazuar në planin e caktuar nga KFOR-i, luten të gjithë qytetarët për kujdes dhe mirëkuptim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco