Manipulimi elektoral përmes Trenit Bullgar/ Berisha: Kjo video nuk lë më shteg edhe për dyshimin më të vogël

13:10, 10/06/2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, një nga skandalet më të bujshme që ka tronditur opinionin publik është ajo që po cilësohet gjerësisht si një shembull flagrant i manipulimit elektoral, i “trenit bullgar”.

Në videon e publikuar në konferencën me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur "një provë pa asnjë hije dyshimi", tregon qartë skemën e manipulimit: një person futet në qendër votimi me një fletë të mbushur paraprakisht, e hedh në kuti dhe më pas merr fletën bosh për t’ia dorëzuar tjetrit jashtë, duke vazhduar kështu zinxhirin e mashtrimit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ.

Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove.

Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit.

Kështu me radhë garantohet rezultati.

Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur.

Nxjerr fletën bosh ai...

Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco