Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

07:43, 10/06/2025

Pas dy ditësh ndalim nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiut, ish-zyrtar i Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Policisë së Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga një gjykatë në Serbi.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Arianit Koci.

Ky vendim është cilësuar i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike.

Koci ka kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës  jo vetëm nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd  por edhe nga vetë krerët e shtetit, Kryeministri dhe Presidentja.

“Së paku një reagim të qartë dhe publik. Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht”, ka deklaruar Koci.

Ai ka shtuar se përballë mungesës së veprimeve të institucioneve, po i duhet personalisht ta mbrojë të drejtën e klientit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco