Kapen në Itali mbi 2 milionë e gjysëm euro kokainë. Në pranga shqiptari

Kapen në Itali mbi 2 milionë e gjysëm euro kokainë. Në pranga shqiptari

07:54, 10/06/2025

Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane kanë ekzekutuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 25 kg kokainë e konfeksionuar në 11 pako, 56 mijë euro para cash e një pistoletë, raporton Alba Kepi për Syri-n.

Pas disa javë mbikqyrje e investigimi me dyshime të forta për përfshirjen në rrjetin e narkotrafikut, Policia italiane e krimit ekonomik e antidrogës ka ndaluar në një kontroll rrugor automjetin e drejtuar nga një emigrant shqiptar me banim në komunën e Spello në provincën e Peruxhias. 

ImageNë dy vende të fshehura poshtë sediljeve të pasme të automjetit, që hapeshin vetëm përmes një sistemi të sofistikuara mekanik, u gjetën 10 pako kokainë me peshë 12 kg si dhe 10 mijë euro.

Më pas kontrolli në dy banesat e shqiptarit çoi në gjetjen e 11 pakove të tjera me 13 kg kokainë e 46 mijë euro.

Në banesa u sekuestruan dhe disa aparate celularë të kriptuar dhe një pistoletë me numër serie të modifikuar.

Sipas financierëve italianë kokaina e sekuestruar ka një vlerë fitimi në treg mbi 2 milionë e gjysmë euro.

Shqiptari është vënë në masë arresti e është dërguar në burgun e Spolettos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco