Vizita në Mitrovicë, për çfarë foli Albin Kurti me Hamzën sipas ZKM-së

Vizita në Mitrovicë, për çfarë foli Albin Kurti me Hamzën sipas ZKM-së

17:26, 09/06/2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte sot në Mitrovicë, në jug dhe në veri.

Ndalja e tij në jug, te kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, mori vëmendje.

Zyra e Kryeministrit njoftoi për takimet. Në atë me Hamzën, tha se Kurti foli me kandidatin e PDK-së për kryeministër për bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal.

‘Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj’, thuhet në njoftim.

Image

Në Mitrovicën e Veriut, ZKM tha se nga kryetari i Komunës, Erden Atiq, Kurti ‘ u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim’.

Bashkë me Kurtin, në këto vizita ishte edhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco