Përplasja në RTK: Drejtori shpërblen shokun, Bordi i kthen shpinën!

Përplasja në RTK: Drejtori shpërblen shokun, Bordi i kthen shpinën!

15:21, 09/06/2025

 

RTK në Kaos: Drejtori shpërblen shokun me para publike, Bordi ‘shfajësohet’ – “Nuk kemi dijeni, as mbështetje për vendime joligjore”

 

 

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, i mbetur me vetëm tre anëtarë dhe i paralizuar në funksionim të plotë, është distancuar nga një vendim tejet i kontestueshëm i ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozi – i cili angazhoi mikun e tij, Fadil Hoxha, si “këshilltar” me pagesë shtesë prej afro 1,500 eurosh.

 

Reagimi i Bordit ka ardhur tre ditë pas publikimit të hulumtimit të Gazetës Online Reporteri.net, i cili ngriti alarmin për favorizim personal dhe shpërdorim të mundshëm të parasë publike brenda transmetuesit shtetëror. Në përgjigjen e dërguar gjatë fundjavës, treshja e anëtarëve Dardan Beqiri, Ilir Bytyçi dhe Radojica Mrdjinac theksojnë se nuk kanë qenë as të njoftuar zyrtarisht për këtë vendim dhe se asnjë veprim jashtëligjor nuk gëzon – e as nuk do të gëzojë – mbështetjen e tyre.

 

Sipas tyre, RTK ndodhet në një “situatë të jashtëzakonshme dhe emergjente”, të shkaktuar nga mosveprimi i Kuvendit për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit, gjë që ka çuar në një vakum të rrezikshëm institucional e ligjor. Këtë kaos drejtuesit aktualë e kanë përdorur si argument për vazhdimin e mandatit të Hundozit dhe për ndërmarrjen e veprimeve “emergjente”, siç e quajnë edhe vetë, për të garantuar funksionimin minimal të RTK-së.

Në vazhdim lexoni të plotë, pa ndërhyrje, reagimin/përgjigjet e bordit të RTK-së: 

Sa i perket vendimit per emerimin e z. Fadil Hoxhes, konfirmojme se nuk kemi pranuar asnje njoftim zyrtar. Gjithashtu theksojme qe kerkesa e jone per u. d. Drejtorin e Pergjithshem qe nga fillimi eshte nje kujdes i shtuar ne:

– Respektimin e ligjshmërisë, vendimeve të Bordit dhe legjislacionit në fuqi; Promovimin e demokracisë dhe konkurrencës, ruajten e balancës dhe pavarësisë.

Theksojmë se asnje veprim qe bie ndesh me legjislacionin dhe aktet ne fuqi, nuk e ka mbeshtetjen tone as ne te tashmen, sikunder ne te kaluaren dhe te ardhmen.

Sa i perket pyetjeve te tjera gjeni sqarimin:

RTK-ja ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme. Ndonëse pakot e nominimit për anëtarë të Bordit janë hapur me kohë dhe janë proceduar në Kuvend të Republikës në përputhje me ligjin për RTK-në, Kuvendi nuk ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit duke prodhuar një situatë të jashtëzakonshme që është jashtë kontrollit tonë si institucion. Kjo situate e jashtëzakonshme ka prodhuar jo vetem vakum institucional drejtues por edhe vakum ligjor.

Kjo situate e jashtëzakonshme dhe emergjente ka potencial per te prodhuar pasoja te pariparueshme, deme te medha dhe te menjehershme, cenimin e funksionimit te panderprere dhe jetik te RTK-se. Megjithate, e drejta per informim eshte e drejte kushtetuese, ndersa ligji per RTK-ne ashtu sikurse dhe neni 43 i Statutit te RTK-se, obligojne RTK-ne te ofroje sherbime në çdo kohe pavaresisht rrethanave. Per me teper vazhdimesia e sherbimeve te RTK-se eshte e konfirmuar edhe ne ligjin per KPM-ne ku percaktohet se sanksionet te tilla si: “1.4. të kërkojë pezullimin e një pjese ose gjithë programin e tẽ licencuarit pêr nje periudhê te caktuar kohore; 1.5. t’ia ndryshojë kushtet e licencës se transmetuesit; 1.6. t’ia nderpresë apo refuzojë vazhdimin e licencës së transmetimit” […] “nuk vlejnë per transmetuesin publik.”

Kësisoj RTK-ja si transmentues i vetëm publik në Republikën e Kosovës, me rëndësi të posaçme, i cili i ofron shërbim publikut në fushën e veprimtarisë mediale, ka për detyrë të sigurojë funksionet minimale dhe të pandërprera, për të mos cënuar interesin publik, garantimin e parimit të sigurisë juridike dhe respektimin e së drejtës kushtetuese për informim. Në këtë kontekst, ndërprerja e veprimtarisë të RTK-së do të ketë pasoja juridike, rrjedhimisht vazhdimësia institucionale është vitale në përmbushje të plotë të misionit dhe qëllimit të përcaktuar në Ligjin për RTK-në.

Në të tilla rrethana në kuadër të situatës të jashtëzakonshme, i justifikuar nga nevoja për te mos nderprerë funksionimin jetik të institucionit, bazuar në nevojën për garantimin e veprimeve të nevojshme dhe domosdoshme, si dhe për të shmangur vakumin juridik dhe dëmin e menjehershëm dhe më të madh, duke qenë i kufizuar vetëm në natyrën e kompetencave dhe në kohë të caktuar, vetëm deri në eliminimin e pengesave, në përputhje me qëllimin e Ligjit të RTK-së dhe nenin 43 të Statutit të RTK-së, funksionimin e pandërprerë dhe vazhdimësinë e institucionit, veprimin konform interesit të publikut dhe shmangien e dëmit të menjehershëm dhe më të madh, parimin e ligjshmërisë, parimin e proporcionalitetit dhe parimin e përmbushjes së shërbimeve publike të interesit të përgjithshëm për të siguruar vazhdimësinë, domosdoshmërisht kemi njohur vazhdimin e Vendimit të fundit përzgjedhës për ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm aktual për veprim të përkohshem për të garantuar funksionimin bazik të RTK-së në kuadër të situatës së jashtëzakonshme dhe emergjente. Ky nuk përbën veprim dhe vendim të rregullt të Bordit, por veprim emergjente ne kuader te situates se jashtëzakonshme duke qenë i kufizuar në kohë dhe përmbajtje, për të lejuar vazhdimin e një funksioni të mëparshëm, pa krijuar mandat të ri dhe bazuar në nevojën për garantimin e veprimeve të nevojshme dhe domosdoshme, si dhe për të shmangur vakumin juridik, duke qenë i kufizuar vetëm në natyrën e kompetencave dhe në kohë të caktuar, vetëm deri në eliminimin e pengesave, me dhe për qëllim të mbrojtjes se funksionimit të pandërprerë te institucionit dhe garantimin e stabilitetit të RTK-së, si një prej hallkave kryesore të informimit publik në vend.

Me këtë veprim janë perfillur te gjitha ligjet perkatese, duke qenë se Ligji për Radiotelevizionin e Kosovës si ligi i vecante, nuk ka paraparë zgjidhje per situata kur Bordi eshte jofunksional dhe ku RTK po operon në një vakum ligjor, në këtë rast në marrjen e veprimeve emergjente janë aplikuar parimet e përgjithshme te Ligji per Procedurën e Përgjithshme Administrative, për te siguruar funksionimin minimal të institucionit, andaj kjo perbën zbatim të zgjeruar të ligjit, duke u mbështetur në një zgjidhje emergjente në kuadër të situatës së jashtëzkonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco