Deliu-Kodra: Kurti prej që është betuar i ka 109 asistentë, kundërligjshëm

Deliu-Kodra: Kurti prej që është betuar i ka 109 asistentë, kundërligjshëm

12:23, 09/06/2025

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas publikimit të listës së asistentëve të deputetëve të kësaj legjislature, ndonëse ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti prej kur është betuar i ka 109 asistentë.

Postimi i plotë:

Meqë po flasim për asistentët, besoni ose jo, deputeti Albin Kurti, prej që është betuar, i ka 109 asistentë, kundërligjshëm, në Qeverinë që e ka uzurpuar që nga 9 shkurti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco