Vdekja e 26-vjeçarit nga Pozharani i Vitisë në autostradë, krejt çka dihet deri tani

Vdekja e 26-vjeçarit nga Pozharani i Vitisë në autostradë, krejt çka dihet deri tani

08:13, 09/06/2025

Një 26-vjeçar nga Pozharani i Vitisë vdiq dje aksidentalisht në autostradën “Arbën Xhaferi”. Policia e Kosovës bëri të ditur se aksidenti ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit, afër fshatit Bob të komunës së Kaçanikut.

Ndërsa, në fillim u raportua se i riu humbi jetën në një aksident trafiku, Policia përmes një njoftimi bëri të ditur se pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Policia thotë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si: “Hetim mbi vdekjen”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si: ‘Hetim mbi vdekjen’”, njoftoi policia.

I riu ishte djalë hasreti.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se i riu ka vdekur në mënyrë tragjike. /m


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco