SYRI TV/ 11 Maji - Debate dhe akuza në Kuvend, Vokshi – Spiropalit: Nuk fole për kërcënimin ...

16:25, 05/06/2025

Është zhvilluar mes debateve dhe akuzave seanca plenare e kësaj të enjteje, ku deputetja Albana Vokshi denoncoi mos reagimin e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali në 11 Maj, ku në qendrën e votimit në Vorë, ligjvënësja demokrate u kërcënua nga anëtarë të bandës së Xhabaftëve. Ndërsa deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaroi se si Troplinët kanë marrë nën kontroll Portin e Durrësit dhe kanë futur përfaqësuesit e tyre në parlament nga radhët e mazhorancë socialiste.

Syri TV

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi mos reagimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali në 11 maj, ku në qendrën e votimit në Vorë ligjvënësja demokrate u kërcënua nga anëtarë të bandës së Xhabaftëve. Nga seanca plenare, Vokshi hodhi akuza në drejtim të policisë dhe organeve të drejtësisë të cilët nuk kanë marrë masa për një ngjarje të paralajmëruar.

Akuzat e deputetes Albana Vokshi, Elisa Spiropali i cilëson shpifje edhe pse në pamje duket qartë se kryeparlamentarja nuk reagon përballë personave me rekorde kriminale brenda qendrës së votimit.

Ndërsa deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaroi se si Troplinët kanë marrë nën kontroll Portin e Durrësit dhe kanë futur përfaqësuesit e tyre në parlament nga radhët e mazhorancë socialiste.

Gjatë seancës nuk munguan tensione, ku kryetarja e Kuvendit, përjashtoi nga punimet deputetin Flamur Noka dhe  iu ndërpriste fjalën deputetëve të opozitës të cilët denonconin farsën elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco