Tahiri: Në mungesë të numrave për Qeverinë, VV-ja ka vendosur si “barrikadë” një grua, reputacionin e së cilës po e dëmton

Tahiri: Në mungesë të numrave për Qeverinë, VV-ja ka vendosur si “barrikadë” një grua, reputacionin e së cilës po e dëmton

11:50, 05/06/2025

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri pas dështimit të seancës së 27-të të konstituimit të Kuvendit, ka thënë se në mungesë të numrave për Qeverinë, VV-ja po e bllokon edhe Kuvendin.

Ai ka thënë se partia e parë ka vendosur “si barrikadë” një grua, reputacionin e së cilës po e dëmton.

“Po thonë nuk e ndërrojmë kandidatin, ne ju kemi thënë mundësi, i kemi ofru një bashkëpunim që ta propozojnë një prej emrave tjerë që mund ta votojmë, por duke mos i pasë numrat që ta bëjnë qeverinë, kanë vendosur si barrikadë ta vendosin një grua duke e deligjitimuar çdo ditë e më shumë reputacionin e saj po e dëmtojnë. Kjo sjellje e tyre është e papranueshme edhe me votuesit e tyre”, tha Tahiri para mediave.

Para pak minutash  ka dështuar edhe përpjekja e 27-të për konstitutuimin e Kuvendit. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Sot ishin veç 50 vota.

VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje. Seanca është shtyrë për të shtunën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco