Zgjedhjet lokale në Kosovë mund të mbahen me 12 tetor

Zgjedhjet lokale në Kosovë mund të mbahen me 12 tetor

17:25, 04/06/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të caktohen për datën 12 tetor 2025.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet që ta zyrtarizojë këtë datë gjatë ditëve në vijim.

12 Tetori si datë e mundshme e zgjedhjeve u propozua edhe nga kreu PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sot (e mërkurë), Presidentja Osmani ka përmbyllur raundin e konsultimeve me partitë politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Pas takimeve, Presidenca ka njoftuar se kreu i shtetit ka dëgjuar propozimet dhe qëndrimet e të gjitha subjekteve pjesëmarrëse.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco