Sekretari i Përgjithshëm të IDC-CDI, eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si liderin më të braktisur në Europë dhe turp për vendin që përfaqëson. Në Internacionalen Demokrate të Qendrës dhe Unionin e Demokratëve të Qendrës (IDC-CDI), Lopez ngriti pikëpyetje mbi zgjedhjet e 11 Majit, përkundër mbështetjes popullore që ishte për opozitën dhe Partinë Demokratike. Antonio Lopez Istruiz apeloi 108 partitë pjesë të samitit për të reaguar në mbrojtje të demokracisë dhe për të kundërshtuar regjimet autoritare dhe për të promovuar lirinë në mbarë botën.
SYRI TV
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Demokratëve të Qendrës dhe Internacionales Demokrate të Qendrës, eurodeputeti spanjoll, Antonio Lopez Istruiz e ka cilësuar kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën si liderin më të braktisur në Evropë dhe turp për vendin që përfaqëson. Në fjalën e tij, eurodeputeti spanjoll, Antonio Lopez Istruiz ngriti pikëpyetje për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Rezultati i zgjedhjeve u shpall fitore me shumë pikëpyetje të ngritura nga kandidati socialist Edi Rama, ai që ulet si një kloun përpara Melonit. Sot, ky është kryeministri i Shqipërisë. Kjo është turpi i vendit. Është një kryeministër socialist që, siç e dini, ka përfunduar, është i vetëm. Ajo që Shqipërisë i nevojitet është ndryshimi. Po e përmend këtë shembull sepse ka shumë shembuj në Europë, në Afrikë dhe në Azi që duhet të ndryshojnë. Sepse na bashkon një kauzë e përbashkët.
Nga Asambleja e IDC-CDI, Antonio Lopez Istruiz apeloi që 108 partitë të cilat janë pjesë e këtij Unioni të reagojnë për të mbrojtur demokracinë, për të kundërshtuar regjimet autoritare dhe për të promovuar lirinë në mbarë botën.
© SYRI.net