24 dështime, 300 mijë euro paga – deputetët shpërblehen për Kuvendin e bllokuar

24 dështime, 300 mijë euro paga – deputetët shpërblehen për Kuvendin e bllokuar

13:23, 31/05/2025

Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar tash e një muaj e gjysmë, pa arritur të konstituohet as pas 24 tentativash radhazi. Por ndërsa institucionet janë në pauzë, deputetët vazhdojnë të përfitojnë.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), secili deputet ka marrë sot në llogari rreth 2,600 euro shtesë, si kompensim për seancat e dështuara. Në total, kjo përkthehet në mbi 300 mijë euro të paguara nga taksat e qytetarëve – për më pak se dy orë punë efektive, pa asnjë vendim të miratuar.

“Për deputetët, kjo nuk është problem,” shkroi Cakolli në rrjete sociale, duke shtuar se ky është një nga shembujt më të qartë të keqpërdorimit të fondeve publike në mungesë totale të llogaridhënies.

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit po vazhdon, ndërsa qytetarët paguajnë faturën e një institucioni që nuk funksionon.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco