Sipas lideri të opozitës, Sali Berisha, Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, ky është qëndrimi i qartë dhe i pakthyeshëm.
Berisha theksoi se ASHM ishte një aleancë e krijuar ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit, duke pasur si qëllim bashkimin e forcave në këtë proces elektoral.
Berisha: Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë. Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet.
Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje.
© SYRI.net