Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas takimit që anëtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë zhvilluar më 22 maj me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Madje, Kryetarja e AKK-së, Naime Binaku- Isufi deklaroi se Bislimi u ka kërkuar të marrin masa ndaj kompanive, duke ndërhyrë kështu në punën e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës.
Dy ditë para këtij takimi, AKK i kishte refuzuarftesën për një takim Bajramit, duke u thirrur në pavarësinë e institucionit. Bajrami ka thënë se ata se kanë idenë çka është profesionalizmi dhe pavarësia.
“Autoriteti i Konkurrencës me datë 20 maj ka dalë me njoftim se refuzon të marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohej çështja e konkurrencës në tregun e energjisë edhe pse sipas Ligjit ”Autoriteti është agjenci e pavarur, që për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës” derisa “Ndalohet çdo ndërhyrje, politike, publike ose private që mund të cenojë pavarësinë ose paanshmërinë e Autoritetit”, por me datë 22 maj paska shku në takim në zyrën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi. Një lutje kam, mos u thirrni në profesionalizëm e pavarësi se as idenë se keni çka janë ato koncepte nuk e keni!”, ka shkruar Bajrami.
© SYRI.net