Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha në protestën e bizneseve, ku po kundërshtojnë vendimin e ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, tha se bizneset me dhunë po detyrohen të dalin në treg të lirë të energjisë.
“Është faza e tranzicionit, ku 60 ditë e ka për obligim KEK-u dhe KEK-u prapë me çmim të tregut, dhe jo me çmim të rregulluar”, tha ai para mediave.
“Institucionet e vendit, ZRrE-ja, por edhe institucionet e tjera që janë kompetente të përgatisin
tregun, kushtet për të dalë në tregun e lirë bizneset nuk i kanë përgatitur, mirëpo bizneset me dhunë
po detyrohen tw dalin në tregun e lirë. Bizneset tona do të pësojnë, për shkak se do të kenë një
rritje energjie prej 220-270 për qind dhe do të ndodhë që të rritet produkti ynë kosovar, do të rriten
shërbimet, vlerat, çmimi i tyre dhe do të tkurret prodhimi, do reduktohen vendet e punës. Ne
kërkesë e kemi që ta kemi një fazë të tranzicionit për me dalë në tregun e lirë”, tha Rafuna.
© SYRI.net