Një person gjendet i vdekur në orët e mëngjesit në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

Një person gjendet i vdekur në orët e mëngjesit në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

09:34, 29/05/2025

Një person është gjetur i pajetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se rreth orës 06:00 kanë marrë informatë për një trup të pajetë, ndërsa ekipi mjekësor emergjent që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Identiteti i viktimës dhe rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. Policia ka rrethuar zonën dhe po vazhdon me hetimet.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco