AK-47, drogë dhe pajisje elektronike të konfiskuara nga bastisjet në Prishtinë

AK-47, drogë dhe pajisje elektronike të konfiskuara nga bastisjet në Prishtinë

20:18, 28/05/2025

Policia e Kosovës ka bastisur sot tetë lokacione në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona.

Përpos arrestimeve, gjatë këtyre bastisjeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një një pushkë automatike AK-47.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 23 fishekë, dy magazina apo karikator, një bajonetë, një thikë, 78 gram substancë e dyshuar narkotike si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco