Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë .
Sipas tij, BE-ja ka nevojë për një partner në Kosovë.
‘Kemi nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur’.
Thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve kanë bërë edhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Kosovë.
‘Njerëzit janë të frustruar dhe irrituar politikisht. Nesër do të kemi seancën e 23-të. Çfarë imazhi është ky në sytë tanë? Në fund të fundit detyrat e shtëpisë duhet t’i bëjnë politikanët’, tha ambasadori i Gjermanisë, John Rohde.
‘Kosova nuk është e izoluar përveç nëse izoloni vetveten. Tani si e izolon njeriu vetveten? Thjesht duke mos i dëgjuar miqtë dhe duke mos respektuar zotimet e ndërmarra. Po e përsërisë thirrjen e Jorn, dëgjoni miqtë tuaj’, deklaroi ambasadori francez, Oliver Guerot.
‘Tani është me rëndësi të demonstrohet përkushtimi dhe të sigurohemi që të formohet qeveria e re, në mënyrë që vendosmëria për integrim në BE të marrë formë përmes rezultateve konkrete’, theksoi ambasadorja e Holandës, Karin Boven.
Deputetët, edhe pas 22 vazhdime seancash, nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin.
Të enjten pritet vazhdimi i 23-të i seancës.
© SYRI.net