Pas disa orësh përfundon intervistimi i Faton Pecit

Pas disa orësh përfundon intervistimi i Faton Pecit

19:14, 27/05/2025

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale.

Kjo u konfirmua nga prokurori i rastit, Admir Shala.

Shala bëri të ditur se Peci u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.

“Tani ka përfunduar marrja në pyetje dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha Shala për Klankosova.tv.

Ministri në detyrë i MBPZHR-së u pyet sot nga hetuesit lidhur me kontratën e fabrikës për mbetjet shtazore.

Ndërkohë po sot u intervistua edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco