KQZ merr vendim për shkatërrimin e materialit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ato që janë pjesë e hetimeve do të ruhen

KQZ merr vendim për shkatërrimin e materialit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ato që janë pjesë e hetimeve do të ruhen

16:32, 27/05/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime.

Në mesin e vendimeve të marra është edhe ai për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera.

Ndërkohë, materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.

KQZ ka marrë vendim edhe për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në zgjedhje.

“Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores Zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kudnërshtimi i listës votuese dhe Rregullores Zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco